Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të sjellë rivalitet të lartë dhe atmosferë të fantastike.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, nga ora 19:00, në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Të dy skuadrat kanë ambicie maksimale për titull dhe kanë paralajmëruar fitore, duke e bërë sfidën edhe më interesante. Edhe numri i shikuesve pritet të jetë i madh.
Kastrioti i Ferizajt vjen në këtë sfidë si lider i tabelës me 22 pikë, ndërsa kampioni në fuqi, Rahoveci, ndodhet dy pikë prapa. Në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ferizaj, Kastrioti kishte fituar me rezultat bindës.
Tri ndeshjet tjera të kësaj jave do të luhen të dielën, ku takohen: Prishtina vs Vëllaznimi, Besa Famgas-Llapi dhe Vushtrria-Trepça.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
