Conte: “Messi nuk është top lojtar…”

Antonio Conte ka folur pas ndeshjes me Barcelonën, me ç’rast është munduar të thotë fjalë të mira për ekipin e tij, por në fund përfudoi duke lavdëruar Lionel Messin.“Mendoj se sot, në këto dy ndeshje për Barcelonën diferencën e bëri Messi dhe këtu kemi të bëjnë me lojtarin më të mirë në botë.”, ka thënë Conte. raporton Insporti.com

Në pyetjen e gazetarit se ishte merita e Messit kjo fitore e lartë e Barcelonës ndaj ekipit të tij, Conte është përgjigjur:

“Po, Messi është një lojtarë që shënon 60 gola në sezon, dhe ne po flasim, jo për një top lojtar po për një super super top lojtar, i cili është Messi.

”Në fund të intervistës Antonio Contes, i ra ndërmen që duhet të lavdëroj lojtarët e ekipit të tij, për të cilët tha se nuk merituan të humbasin 3-0“Në fund dua të shtoj se lojarët e mi ishin fantastik, ata ka dhënë gjithçka që kishin sot në fushë dhe ndoshta nuk merituan të humbasin ndeshjen 3-0.”, ka shtuar Conte.

Chelsea në vikend nuk do të luaj për shkak se ndeshja e parashikuar të zhvillohet të dielën është shtyrë në datë tjetë

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit