Dëshpërohen tifozët e Nigerisë, s’u lejohen pulat fatsjellëse në stadium

Zyrtarët rusë në Kaliningard e kanë ndaluar sjellën e pulave në stadiume gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, e cila është traditë nigeriane për sjellje të fatit.

Është e zakonshme për tifozët e ekipit kombëtar të Nigerisë të sjellin pula të gjalla në stadiume – shpesh me puplat të ngjyrosura gjelbër për t’u përshtatur me ngjyrat e flamurit nigerian.

Por, zyrtarët rusë njoftuan të martën se pulat nuk do të lejohen në stadium për ndeshjen e së shtunës kundër Kroacisë.

“Tifozët nga Nigeria kanë pyetur nëse është e mundur të sjellin pula në stadium”, ka thënë Andrei Ermak, ministër i Kulturës në Kaliningard.

“Është simboli i tyre, ata janë parë me to në të gjitha ndeshjet, por ne ua kemi bërë me dije se është e pamundur të fusin pula të gjalla në stadiume”, tha ai për agjencinë shtetërore të lajmeve Interfax.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit