Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-zyrtarëve të Bankës për Biznes në Prizren

Mungesa e të akuzuarës V. B., ka bërë që të dështojë seanca gjyqësore e paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku ajo së bashku me B. G., akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykatësja Ajser Skenderi, tha se mbrojtësja e të akuzuarës , avokatja Bahrie Besimi, me një parashtresë të 29 janarit 2019, i është drejtuar gjykatës, në të cilën ka kërkuar shtyrjen e seancës të së mërkurës, me arsyen se e akuzuara , ka probleme shëndetësore dhe ajo nuk mund të marr pjesë në këtë seancë.

Për këtë rast, akuzoheshin gjithsej shtatë persona, mirëpo ishte veçuar procedura qysh në seancat e kaluara, nga fakti se të njëjtit janë të paarritshëm për gjykatën, pasi që ndodhen në shtetet e perëndimit, ndërsa gjykimi është duke vazhduar me dy të tjerët.

Seancën e radhës, gjykatësja Skenderi, e ka caktuar më 15 mars 2019, prej orës 9:30.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit