16.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Dështon iniciativa për t’i dhënë ngjyrë Rahovecit

Në qershor ishin të sigurt që do të arrinin synimin e tyre: gjallërimin estetik të Rahovecit përmes muraleve. Dy muaj pas, grupi “Grapelanders” (Rinia e tokës së rrushit) është dorëzuar përballë planeve të tyre. Mungesa e financave ka lënë qytetin që njihet për vreshtari pa organizimin “Grapelanders WallArt”, që ishte nisur me synimin që të kthehej në një festival dedikuar artit të rrugës. Organizatorëve të Festivalit, që artin e konsideronin një formë për të tërhequr vizitorët dhe për të shprehur revoltë, nuk u kanë mjaftuar 5 mijë euro që u janë ndarë nga Komuna për projektin e tyre. E kanë konsideruar “lëmoshë”. Kanë thënë se shpenzimet janë tri herë më të mëdha sesa shuma që është siguruar. Në anën tjetër, zyrtarët komunalë kanë thënë se ky projekt është vlerësuar si i treti me më së shumti përkrahje. Sipas tyre, kjo është dëshmi e vlerësimit të kësaj nisme, e cila ka aplikuar për herë të parë për mbështetje.

“Rinia e tokës së rrushit” përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se për këtë vit ka dështuar projekti “Greapelanders WallArt”. Shkak kanë thënë se është mosinteresimi i Komunës së Rahovecit.

“Si një vend që kurrsesi nuk i motivon të rinjtë, Rahoveci vazhdon të jetë depresiv dhe ne si ‘Grapelanders WallArt’ kemi pasur qëllim që me artistë të rinj të nxisim një fije shprese për ne të rinjtë në Rahovecin tonë. Megjithatë, Komuna e Rahovecit e udhëhequr nga Smajl Latifi dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në krye me Bjondina Kleqkën, nuk kanë treguar interesimin e duhur për një projekt kaq madhështor që komplet do ta ndryshonte qytetin tonë duke gjallëruar pjesët kyç të tij, me çka edhe do të nxisnim turizmin dhe do të kishim reprezentim të denjë para vizitorëve”, është shkruar në komunikatë./KOHA

Dështon iniciativa për t’i dhënë ngjyrë Rahovecit

Më Shumë

Nata e parë e ‘Eurovision Song’, përzgjidhen 10 vendet që vazhdojnë garën për në finalen e madhe

Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj. Pas...

Zafir Berisha: Vrasja e Drinit, humbje për Kosovën

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin Ekrem Rexha-Drini,  në 23 vjetorin e vrasjes së tij. Ai thotë se “Drini” ka dhënë në kontribut...

Lajmet e Fundit