Dështon sërish heqja e homologimit të veturave

Ka dështuar sërish ndryshimi i ligjit për Automjete, me të cilën do të hiqej homologimi i veturave.

Me 32 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, nuk ka arritur të kalojë ndryshimi i ligjit për automjete, në mungesë të kuorumit.

Ndryshimi i këtij ligji, i propozuar nga deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Hekuran Murati, do të hiqte homologimin e veturave që vijnë nga jashtë Kosovës.

Për kontrollimin e veturave që vijnë nga jashtë e që shteti i ka dhënë gjithmonë licencë vetëm komapnisë QAK – Eurolab, në pronësi të Shkelqim Devollit, Homologimi është konsideruar edhe nga Bashkimi Evropian si i panevojshëm.

Plotësim ndryshimi i ligjit për Automjete ka dalë edhe herë tjera në votim, por ka dështuar. Gjatë debatit parlamentar për këtë propozim partitë e koalicionit qeverisës, LDK, AAK e Nisma kanë qenë kundër. As PDK’ja nuk e ka përkrahur kalimin e ndryshimeve të ligjit.

Pro kanë dalë publikisht dy deputetët e AAK’së, Bekë Berisha e Donika Kadaj – Bujupi.(Express)

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit