Detaje për mësimdhënësin e arrestuar për keqtrajtim të nxënësit në Malishevë

Një mësimdhënës është arrestuar në Malishevë, pasi të mërkurën kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sipas tij, rasti kishte ndodhur më 2 qershor, ndërsa i dyshuari është arrestuar të nesërmen.

“Më datë 03.06.2021, policia ka pranuar një video-incizim ku shihet një arsimtar duke keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij gjatë procesit mësimor. Sipas informatës së shpërndarë ngjarja kishte ndodhur në një shkollë në fshatin Banjë KK Malishevë, policia ka vepruar duke ndërmarr veprime hetimore rreth ngjarjes dhe është identifikuar autori i cili ishte mësimdhënës në shkollën e mesme të ulët ‘Naim Frashëri’, në fshatin Banjë. Gjatë intervistimit mësimdhënësi në fjalë ka pranuar se ka përdorur dhunë fizike ndaj njërit prej dy nxënësve si më lart për shkak të pengimit të procesit mësimor nga ana e tyre dhe mos bindjes në vërejtje që ju kishte bërë”, ka thënë Gjurkaj.

Siç tha ai, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

“Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare e cila ndaj mësimdhënësit ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë. Hetimet rreth rastit janë në vazhdimësi”, tha ndër të tjera Gjurkaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit