Detaje të reja nga aksidenti me fatalitet në Prizren

Aksident me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Prizren, ku një këmbësore është goditur për vdekje nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen “Arbanë” të Prizrenit.

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 23.11.2022-05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizreni ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit