Haxhiu për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve: Vendimi i Haradinajt ishte anti-ligjor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i djeshëm i Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët është zhvlerësuar për shkak se në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ky vendim është konsideruar anti-ligjor.

Haxhiu ka thënë se Ligji i pagave do të bëjë nivelizim të pagave dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet anti-kushtetues.

“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga”.

“Ligji pos që bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, tha Haxhiu.

“Ligji i Pagave që ka shkuar në Kuvend, i rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në shpërputhje me ligjin”, tha tutje Haxhiu./EO

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit