Di Laurentiis: Koulibaly? Vetëm United, City dhe PSG mund të paguajnë!

Presidenti i Napolit, Aurelio Di Laurentiis, ka folur hapur për të ardhmen e futbollistit të tij, Kalidou Koulibaly. Qendërmbrojtësi është një ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe interesimi për të, ka qenë i lartë.

Gjithsesi, Di Laurentiis insiston se vetëm tre skuadra kanë kapacitet financiare për të arritur te firma e Koulibaly: Manchester City, Manchester United dhe PSG.

“E ardhmja e Koulibaly? Nuk kemi biseduar ende as me Manchester Cityn, as me Manchester United, e as me PSG-në. Këto janë klubet që mund ta përballojnë financiarisht një transferim të tillë”, u shpreh Di Laurentiis mes të tjerash.

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Lajmet e Fundit