15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Për të mposhtur Kinën, Trump duhet të mësojë gjermanisht!

Nëse Joe Biden zgjidhet president, sfida kryesore e tij e politikës së jashtme do të jetë Kina, por jo Kina me të cilën merrej Barack Obama.

Do të jetë një Kinë shumë më agresive, një Kinë që kërkon t’i japë fund dominimin të teknologjisë amerikane, të shkatërrojë demokracinë në Hong-Kong dhe të kontrollojë në internet të dhënat personale të gjithkujt.

Do të kërkojë rregullimin e një prej gabimeve më të mëdha të Donald Trump, dështimin e tij për të ndërtuar një partneritet me Gjermaninë për të kundërshtuar Pekinin.

Po, e lexuat mirë. Lufta e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik u luftua dhe u fitua në Berlin. Dhe Lufta e Ftohtë që po afrohet, me Kinën, për tregtinë, teknologjinë dhe ndikimin global, do të luftohet dhe fitohet në Berlin.

Ku shkon Berlini, shkon edhe Gjermania, dhe ku shkon Gjermania, shkon edhe Bashkimi Evropian, tregu më i madh në botë.

Dhe cilido vend, Shtetet e Bashkuara ose Kina, që është në gjendje të ketë  Bashkimin Evropian në anën e tij në konkurrencën për standardet e teknologjisë, rregullat e tregtisë dhe teknologjia e të cilit do të dominojë, do të vendosë rregullat për tregtinë globale dixhitale në shekullin 21.

“Arsyeja që Shtetet e Bashkuara ishin në anën fituese të tre konflikteve të mëdha të Shekullit 20, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Ftohtë”, tha Michael Mandelbaum, autori i librit “Ngritja dhe Rënia e Paqes në Tokë”, është se ne ishim pjesë e koalicionit më të fortë.

Nëse Amerika vepron kundër Kinës vetëm, me qëllimin për ta bërë Amerikën, dhe vetëm Amerikën, përsëri madhështore, humbasim.

Trump vendosi miliarda dollarë në taksat për importet e SHBA nga Kina, dhe detyroi fermerët e SHBA të jetonin me hakmarrjen e Kinës ndaj blerjeve të kufizuara të bujqësisë amerikane, vetëm për të detyruar Kinën të premtonte të blinte më shumë mallra amerikane. Por ai  nuk siguroi një hapje të qëndrueshme të ekonomisë së Kinës për tregti me të vërtetë reciproke.

Siç raportoi The Times të martën, “Që nga nënshkrimi i marrëveshjes, Kina ka ndërmarrë hapa për të hapur tregjet e saj për bankat dhe fermerët amerikanë, por blerjet e saj të produkteve amerikane janë shumë larg premtimit  për të blerë një shtesë 200 miliardë dollarësh deri në fund të vitit të ardhshëm ”

Trump ka qenë më i ashpër ndaj Kinës se çdo president i mëparshëm, dhe me të drejtë sipas mendimit tim.

Si një mik i imi që bën biznes në Kinë pëlqen të thotë: Trump nuk është presidenti amerikan që Amerika meriton, por ai është presidenti amerikan që Kina meriton.

Por unë preferoj të mos përdor termin “Kinë”. Unë preferoj “1.3 miliardë njerëz që flasin kinezçe.” “Sepse sjellja e atyre 1.3 miliardë folësve kinezë, ekonomia e të cilëve po rritet, nuk ndryshon lehtë nga 328 milion amerikanë  që veprojnë nën strategjinë e Trumpit”.

Kjo është arsyeja pse unë mendova se ishte një gabim i madh për Trump që të ishte njëkohësisht duke dëmtuar Kinën dhe Gjermaninë për tarifat automobilistike të Bashkimit Evropian dhe borxhin e Berlinit.

Trump duhet ta kishte prioritet partneritetin me kancelaren Angela Merkel të Gjermanisë, e njohur edhe si “Kancelarja e Evropës”, që është po aq e shqetësuar për ngacmimin e Kinës si ne.

Gjermania ka një ushtri të vogël që do të ishte e padobishme në një luftë kundër Rusisë, por është një superfuqi prodhuese që do të ishte një aleat vendimtar në një luftë tregtare kundër Kinës.

Tani Trump po e ndëshkon edhe Gjermaninë duke sjellë në shtëpi disa prej trupave tanë atje. Rezultati? Pew Research raportoi në maj që në vitin 2019, gjermanët i dhanë përparësi marrëdhënieve të vendit të tyre me Shtetet e Bashkuara mbi atë me Kinën, 50 përqind dhe 24 përqind. Sot, 37 përqind e gjermanëve i japin përparësi marrëdhënieve të vendit të tyre me Shtetet e Bashkuara dhe 36 përqind i japin përparësi marrëdhënieve me Kinën.

Pra, bëjini llogaritë: Me marrjen e detyrës, Trump “grisi” marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësorit, e cila vendosi rregullat për tregtinë e lirë në shekullin 21 në përputhje me interesat e SHBA-së dhe u mbështet nga 12 ekonomitë më të mëdha të Paqësorit, duke përjashtuar Kinën.

Dhe tani ai po prish marrëdhëniet me Gjermaninë.

Pastaj, në mes të gjithë kësaj, sekretari i shtetit të Trump, Mike Pompeo, mbajti një fjalim duke deklaruar se “sigurimi i lirive tona nga Partia Komuniste Kineze është misioni i kohës sonë,” prandaj është edhe koha “për një grupim të ri të kombeve, një aleancë e re e demokracive ” për të penguar Kinën. “Nëse bota e lirë nuk ndryshon,” vazhdoi Pompeo, “Kina komuniste me siguri do të na ndryshojë ne.”

Ai fjalim më la pa fjalë. Është e vështirë të kesh një aleancë pa aleatë.

Është e vërtetë që vendet e BE janë të kujdesshme në konfliktin midis Uashingtonit dhe Pekinit, ose me zgjedhjen midis një ekosistemi të teknologjisë amerikane ose kineze. Sidoqoftë, vitin e kaluar, Bashkimi Evropian e etiketoi Kinën si një “rivale sistemike”. Gjëja që Kina ka frikë më shumë është e vetmja gjë që Trump nuk pranoi të ndërtojë, një koalicion i që përfshin Partneritetin Trans-Paqësorit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të ndërtuar rreth Uashingtonit dhe Berlinit.

Lëvizja e madhe strategjike e shahut e viteve 1970 ishte ajo e Richard Nixon dhe Henry Kissinger, duke ndërtuar një aleancë midis Kinës dhe Amerikës për të “frenuar” Bashkimin Sovjetik.

Lëvizja e madhe strategjike e shahut sot është ndërtimi i një aleance midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë për të balancuar Kinën.

Thomas L. Friedman është kolumnisti i punëve të jashtme Op-Ed. Ai u bashkua me gazetën në 1981, dhe ka fituar tre çmime Pulitzer. Ai është autori i shtatë librave.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ Konica.al

Më Shumë

Përurohen kabinetet e shkencave të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren

Sot, u përuruan kabinetet e shkencave (Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi) në SHFMU “Motrat Qiriazi” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, një bashkëfinancim mes...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit