Di Marzio raporton se Real Madrid dhe Mbappe kanë arritur marrëveshje

Çështja e Kylian Mbappe-s për një transferim të mundshëm në Real Madrid ka kohë që është duke u përfolur.

Kësaj radhe, gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio ka raportuar se Real Madrid-i ka arritur marrëveshje verbale me futbollistin e PSG-së.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Javët e fundit ishte raportuar se klubi i PSG-së dhe Mbappe kishin arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës, por sipas asaj që shkruan Di Marzio, kjo nuk pritet të ndodhë.

 

 

Gazetari italian gjithashtu raporton edhe për detajet e kontratës mes Real-it dhe Mbappe-s.

Thuhet që “Los Blancos” do ta bëjnë yllin francez futbollistin më të paguar në histori, me një kontratë pesë-vjeçare me pagë rreth 50 milionë euro në vit.

Kujtojmë që në rast të marrëveshjes, Mbappe do të kalojë si lojtar i lirë në Real, pasi që kontrata aktuale e tij me klubin e PSG-së do të skadojë më 30 qershor.

Kujtojmë që Mbappe është pjesë e Parisit që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Monaco në formulën e huazimit me detyrim blerje, i cili u ble një vit më vonë për shumën e 145 milionë eurove.

Deri më tani, 23 vjeçari ka zhvilluar 210 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e PSG-së, prej të cilave ka shënuar 163 gola dhe ka dhuruar 83 asistime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Lajmet e Fundit