Bekim Gashi
Ishte ende pa përfunduar shkollën e mesme, kur iu deshtë të kap armën dhe të mbroj atdheun. Ai nuk u rrit në rrethana të zakonshme, nuk e priti mbrëmjen e maturës, matura e tij ishte festame uniformë dhe pushkë nëkrah për liri, për një festë më të madhe.Edhe pse ishte nxënës i shkëlqyer,nuk mendoi për universitet, pas përfundimit të luftës duhet të fillonim çdo gjë nga zeroja. E kuptoi situaten dhe nevojen, ai pa hezitim, kërkoi që të emigroj në Itali, në mënyrë që ne të tjerët të kishim një jetë më të rehatshme, një mundësi shkollimi e zhvillimi. Ai u bë kurbani i familjes! Kjo është historia e vëllait tim. E histori të tilla mund të dëgjosh gati nëçdo të dytën ose tretën familje në Kosovë.
Nëse shikoj gjeneratën time të shkollës fillore, atëherë nga 25 nxënës që ishim në një klasë nga fshati im, vetëm 9 jetojmë në Kosovë, pra 16 prej tyre kanë emigruar në vendet e perëndimit, për të kërkuar një jetë më të mirë për ta dhe për familjet e tyre që jetojnë në Kosovë.
Pra sipas kësaj i bie që Kosovën në 25 vitet e fundit e kanë lëshuar gjysma e qytetarëve të saj.
Secili nga ta që u larguan në vitet 90-ta besoj e kanë më të lehtë t’ia bëjnë hallall Kosovës largimit e tyre, pasi që dihet represioni i shtetit serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Por, a thua do ja bëjnë hallall shqiptarët që u detyruan të emigrojnë pas luftës? Zor e besueshme!
Në vitet 90-ta shqiptarët emigruan për shkak të shtypjes dhe largimit nga vendet e punës, pas luftës emigruan për shkak se donin të ndihmonin në mbështetjen dhe zhvillimin e vendit të tyre, por çka po i shtynë akoma e shqiptarët të emigrojnë edhe tani 16 vite nga liria, dhe 7 vite nga krijimi i shtetit?! A i ka borxh ende kjo shtresë këtij shteti? Apo çfarë bëmë ne si shoqëri dhe si shtet për ta?
Është e dhimbshme të kujtohet se miliardat që ka dërguar diaspora në vendin tonë, ne i kemi drejtuar në Serbi, duke blerë mallrat e tyre në vend që të bojkotoheshin për krimet dhe shkatërrimin që na ka bërë ai shtet, dhe qeveritë e pasluftës të mendonin për prodhimin vendor, për zëvendësimin e mallrave tëSerbisë, për politika tjera ekonomike etj.
Është e dhimbshme se si diasporën shteti ynë e ka injoruar duke e shikuar vetëm si dividendë, pra nuk ka pas dhe nuk ka një orientim ose lehtësirë se ku të investojnë ata mjetet e tyre.Është e dhimbshme se si ata priten me ëmbëlsira në aeroport, e në anën tjetër plaçkiten çdo vit nga kompanitë e sigurimeve të afërta me pushtetin.
Mendoj se ka ardhur koha që ata më të mos shfrytëzohen vetëm si dividendë, të mos priten me ëmbëlsira, të mos plaçkiten me polica sigurimi.
Ata duhet të trajtohen si qytetar të këtij vendi, fëmijëve të tyre duhet të ju mundësohet arsimim në gjuhën amtare,
Duhet thjeshtësuar procedurat nëmënyrëqë ata të votojnë për zgjedhjen e institucioneve lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës. T’i krijojmë kushte që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet, por të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Duhet përfshirë në jetënpolitike e publike,duke i përdor si asetin më tërëndësishëm që kemi jashtë Kosovës por pse jo edhe brenda saj duke vërë në shërbim përvojën e tyrenë vendet perëndimore për ndryshimete nevojshme në Kosovë. Ambasadat dhe konsullatat tona nëpër Evropë duhet të jenë zëri i tyre dhe në shërbim të tyre;
Duhet të hartohen programe dhe alternativa për orientimin dhe lehtësimin e investimeve;Ka kaluar koha që ata të jenë kurban, ata duhet ta gëzojnë këtë vend, sepse sa i yni që jetojmë këtu, është po aq edhe atyre. Nëse dëshmorët dhe viktimat civile janë bërë kurban të lirisë, diaspora shqiptare është bërë kurban i rezistencës, zhvillimit dhe shtetndërtimit.Ata nuk janë “shaca”, nuk janë “ausllandera” Ata janë si Ne, e Ne jemi si Ata, ata thjeshtë janë bërë kurbani ynë dhe Ne si shtete shoqëri kemi obligim që Kosovën ta bëjmë të jetueshem për të gjithë qytetarët duke mos i përjashtuar edhe ata që përkohësisht nuk jetojnë në Kosovë.