Diell i jetës sime

Sahit F. Osmani

Kyçi i gjithçkaje të ndritshme je ti
Një rreze e jotja si Levë e Arkimedit më ka shërbyer
Dhe unë nuk e kam humbur drejtpeshimin
As nga dallgëzimi i artë i rrezatimit tënd që derdhej mbi mua
Pushtetit tënd nuk iu kam trembur
Sepse ti flet me shkëlqimin diellor
Aromën dhe bukurinë e luleve
Shembëllimi yt më ka bërë që të ndjek
Shpesh duke u rrëzuar me sinqeritetin e tepruar
Kam humbur por dhe kam fituar
Dashurinë tënde njerëzore që Ti vet ma ke dhuruar
Dhe unë e kam bartur ate
Thellë në shpirt e kam vulosur
Aty ku secili ka diçka të veten që jeton
Aty ku dielli i njeriut ndriçon…!

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit