Digjet një shtëpi në Prizren

ZjarriiNjë shtëpi është djegur në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.

“Për shkaqe të panjohura ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi me ç’rast janë djegur dy katet e sipërme të shtëpisë si dhe lëndime të lehta trupore kanë pësuar një viktimë”, njofton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti zjarrfikës të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Sipas hetimeve të para dyshohet se shtëpia është djegur nga gypi i bombolës se gazit. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit