7.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme.

Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Shkëlqesia e tij, Kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, zëvendësministra, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.

Në këtë ceremoni u bë ndarja e certifikatave për pranimin e detyrës së re, si dhe u realizua betimi nga të gjithë të diplomuarit e kësaj gjenerate.

Personalitetet e larta shtetërore dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Hoxha, të pranishmeve iu drejtuan me nga një fjalë rasti duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe ju dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore.

Më Shumë

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Krasniqi takon Taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit në Malishevë

Në Malishevë është mbajtur një takim pune i Taskforcës komunale për mbrojtjen e mjedisit, e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës,...

Lajmet e Fundit