13.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Diskutohet për përfundimin e projekteve të ujësjellësit në Malishevë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kanë pritur në takim pune përfaqësuesit e CDI-së dhe “Hidroregjionit jugor”, me të cilët kanë biseduar për përfundimit e projekteve të ujësjellësve në territorin e Komunës së Malishevës.

Gjatë këtij takimi, u analizua ecuria e realizimit të projekteve, përfshi edhe projektin e ujësjellësit në Senik, ku përfshihen 13 fshatra, ku sipas “Hidroregjionit jugor”, ky sistem është në fazën e testimit të gypave të ujit dhe pas kësaj mbetet që konsumatorët të kyçen në mënyrë individuale, pasi pjesa tjetër e shtrirjes së gypave ka përfunduar.

Nënkryetari Berisha ka kërkuar nga ana e “Hidroregjionit jugor”, afate kohore për përfundimin e projekteve, pasi nevoja për furnizim me ujë të pijes është tepër e madhe dhe për këtë qëllim edhe janë bërë të gjitha ato investime, si dhe shprehi gatishmërinë e komunës, që angazhohet në pjesën e saj për futjen në punë të të gjithë ujësjellësve në fshatrat që do të përfshihen në këto sisteme.

Më Shumë

Prizren, 4 aktakuza kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza kundër tetëdhjetepesë (85) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa,...

Pamje skandaloze: Vritet ariu në Brezovicë

Një ari i cili ishte shfaqur disa herë në Brezovicë në hyrje të vikend zonës, raportohet se është vrarë gjatë ditës së sotme. Policia e...

E kërkon MIlani

Lajmet e Fundit