Djemtë e Detit, këngë për Gent Demaliaj

Gentian Demaliaj-rockerDje në mesditë iu dha lamtumira e fundit këngëtarit të muzikës rok dhe një ndër yjet e viteve ’90, Gentian Demaliaj.

Por nëse fizikisht ai u largua për shumë miq, familjarë, kolegë, shpirtërisht ai do të jetë gjithmonë prezent.

Janë pikërisht kolegët ata që duan t’a kujtojnë Gentin me një këngë, atë që ai dashuronte.

Ish-pjesëtarët e grupit “Djemtë e Detit” janë mbledhur dje në emisionin “Pasdite në Top Channel” për të kujtuar mikun e tyre.

Flamur Toska, Bujar Daci, Shkëlqim Rustia kanë qenë në studio ndërkohë që Valentin Markvukaj dhe Shkëlqim Metaj janë lidhur telefonikisht.

Ata folën për krijimin e grupit në vitin 1989, koncertet e para në Lezhë dhe peripecitë e kohës.

Ata deklaruan se do të vijnë sërish me një projekt të ri i cili do të jetë i veçantë, një këngë për mikun e tyre Gentian Demaliaj.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Lajmet e Fundit