9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Do të performonte për herë të parë pas tragjedisë së Astroworld, ja çfarë ndodhi me Travis Scott

Sërish fati nuk është në anën e Travis Scott! Koncerti, në të cilën ai do të performonte që pas tragjedisë në Astroworld, tashmë është anuluar.

Festivali i Nevada’s Day N Vegas u anulua për shkak të “një kombinimi të çështjeve të logjistikës, kohës dhe prodhimit”, njoftuan organizatorët të premten.

Festivali do të zhvillohej gjatë fundjavës më 2-4 shtator në Festivalin e Las Vegas Grounds.

“Na vjen keq të njoftojmë se jemi të detyruar të anulojmë Day N Vegas për 2022,” shkroi kompania promovuese Goldenvoice në faqen e saj të internetit.

Ju do të rimbursoheni brenda 2-4 javëve të ardhshme.”- vijon më tej njoftimi.

Paraqitja e Scott në Day N Vegas do të kishte shënuar herën e parë që ai do të performonte në një festival që nga tragjedia në festivalin e tij në Houston në nëntor 2021.

Gjithashtu, pjesë e këtij koncerti do të ishin dhe yje të tjerë si: SZA, J. Cole, 21 Savage, Pusha T dhe Summer Walker.

Festivali Day N Vegas do të mbahej vetëm 15 minuta larg nga vendi ku u zhvillua Festivali Route 91 Harvest në 2017, ku të paktën 60 njerëz humbën jetën tragjikisht nga të shtënat masive.

Më Shumë

Lajmet e Fundit