11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dogji me benzinë dy persona, prokuroria: Burgim të përjetshëm

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Odise Verbofshib, i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe më pas djegien e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 20 shkurt 2014 në zonën e Kënetës, Durrës, pas një përplasje mes autorit dhe viktimave, shtetasve Shaban Babasi dhe Albert Kasalla, për shkak të mos pagesës së çmimit për rreth 75 kilogram kanabis sativa, të cilën i pandehuri u kishte dhënë viktimave.

Sipas hetimit dhe më pas gjatë gjykimit, rezultoi e provuar se i pandehuri Verbofshi i ka vrarë dy viktimat në ambientet e shtëpisë së tij, në Shkozet, me një armë pistoletë rreth pasdites së datës 20 shkurt 2014 dhe më pas, në mbrëmje, i ka hipur trupat e tyre në mjetin me të cilin ata kishin ardhur nga Fushë-Kruja dhe e ka dërguar makinën deri në zonën e Kënetës, ku më pas i ka vënë flakën, për të humbur gjurmët e trupave të viktimave. Pas krimit, autori Odise Verbofshi është larguar drejt disa të njohurve në tij, në qytetin e Korçës, ku ka tentuar të kalojë kufirin.

Pasi nuk ka mundur të kalojë në mënyrë ilegale për në Greqi, autori është rikthyer tek shtëpia e të njohurve të tij në Korçë dhe u ka kërkuar të njoftojnë policinë, pasi do të dorëzohej, duke u treguar edhe për krimin e kryer. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për këtë shtetas, për akuzat e “Vrasjes ne Rrethana te tjera cilësuese”; “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake apo municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”. Po ashtu, në përfundim të këtij gjykimi, Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me dy vjet burg edhe për shtetasin Ilirjan Thanasi, lidhje shoqërore e të pandehurit Odise Verbofshi, i akuzuar për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Lajmet e Fundit