10.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Dokufest shpall programin Path To Freedom: Music On Film

20140711120759454Me performanca elektrizuese në koncerte live, regjisori Florian Habicht prezenton një homecoming të shthurur për James Cocker dhe grupin e tij në Pulp: a Film about Life, Death & Supermarkets. Programi është kuruar nga Pamel Cohn nën titullin “I lied when I said I was done. I knew I wasn’t done”.
Në vitin 2008, Dokufest e shtoi festivalin e muzikës të quajtur DokuNights. Që nga ajo kohë, të gjitha koncertet live janë të mbushura me të rinjë nga i gjithë rajoni të cilët vijnë në Prizren për të dëgjuar bendet dhe DJ e tyre favorit lokal dhe ndërkombëtar, duke kënduar secilën kangë me brohorimë dhe duke vallzu deri në mëngjes.

Një grup i shokëve nga lagjet e varfëra të Kajros të cilët jetojnë në margjinat e revolucionit kulturor dhe të cilët së fundi kanë formu një verzion elektrizues të hip-hoput arab të cilin e quajnë Mahraganat në filmin Electro Chaabi të Hind Meddeb. Pas afërsisht 40 viteve të një lufte brutale, paqja dhe rindërtimi po mbërrijnë shpejtë në Angolë. Në Huambo, qytetin e dytë më të madh të Angolës, 55 jetimë të luftës jetojnë në jetimoren Okutiuka në përkujdesjen e një figure të fuqishme të nënës, Sonia Ferreira. I dashuri i Sonias, Wilker Flores është një gitarist i një grupi death metal i cili i shfrytëzon tingujt dhe ritmin e muzikës së tij si një rrugë për tu shëruar në filmin Death Metal Angola të regjisorit Jeremy Xido.

I pandalshmi Zivan Pujic – aka Jimmy – jeton në një fshat të vogël në rrethinën e Beogradit me nënën e tij. Në filmin Zivan Pravi Pank Festival të Ognjen Glavonic, Jimmy me guxim e organizon edicionin e gjashtë të festivalit të tij punk i cili këtë vit bëhet “ndërkombëtar” sepse njëri nga bendet është nga Sllovakia. Shumëcka mungon, përfshirë edhe publiku, por sidoqëtëjetë – Glavonic prezanton një portret të dashur dhe të thellë të Zivan-it i cili prezantohet duke u shpalosur storia.

Ne gjithashtu takohemi me muzikantë të cilët i kanë kaluar përçarjet e famës ndërkombëtare dhe pasurisë, një ëndërr që vjen me sfidat e veta. Mistaken for Strangers i Tom Berninger është një histori e rivalitetit dhe dashurisë mes vëllezërve. Kjo është larg nga vështrimet e thjeshta në prapaskenën e grupit të njohur Amerikan indie-rock, The National. Vëllezërit Matt dhe Tom tentojnë ta zbusin armiqësinë e tyre të krijuar nga sukseset e njërit dhe dështimet e panumërta të tjetrit. Por në mes tyre ekziston një dashuri e thellë dhe asnjëri nga ta nuk do ta konsideronte si opcion braktisjen e njëri-tjetrit.

Me performanca elektrizuese në koncerte live, regjisori Florian Habicht prezenton një homecoming të shthurur për James Cocker dhe grupin e tij në Pulp: a Film about Life, Death & Supermarkets. Pulp u bë ndërkombëtarisht i njohur në vitet e 90-ta me himnet si “Common People” dhe “Disco 2000”. Njëzet e pesë vite më vonë dhe pas një shitje të 10 milion albumeve, ata u kthyen ne qytetin e tyre të Sheffield për koncertin e tyre të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Habitcht i shfaq meditimet e grupit me tablo si në ëndërr duke i përfshirë edhe qytetarët e zakonshëm të Sheffield. Njëri nga ta me shumë krenari vesh një bluzë që shkruan: “I am a common person so fuck you.”

Programi është kuruar nga Pamel Cohn nën titullin “I lied when I said I was done. I knew I wasn’t done”. / KultPlus.com

Më Shumë

“Unë David Bowie dhe njerëzit”, tregim nga Ballsor Hoxha

Jemi një shpirt, demonët tanë dhe ne. Shpirtra dhunues, të huaj, brumosur brenda shpirtit tonë, kërcënues për jetë ndaj nesh, por edhe të vuajtur...

Muharremaj njofton se zjarri në pullazin e Shkollës Teknike në Suharekë është vënë në kontroll

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se flakët kanë përfshirë kulmin e një ankesi në Shkollën e Mesme Teknike respeketivisht IAAP...

Lajmet e Fundit