DokuFest sonte ndanë çmimet për filmat fitues

Edicioni i tetëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dokumentar dhe atij artistik, DokuFest sonte ndanë çmimet për filmat fitues, shkruan KultPlus.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet sonte në ora 20:00 në kinemanë Lumbardhi në Prizren.

Dokufest këtë edicion e nisi me thënie të ndryshme, që kishin përfshirë situatën politike, atë gjinore, duke përfshirë thënie shumë thumbuese që tashmë shoqëria kosovare shumicën prej tyre i ka shumë të njohura, për të vazhduar më pas me prezantim të filmave.

280 filma dhe 16 programe janë përfshirë në programin e këtij edicioni, dhe paralelisht janë zhvilluar edhe debate, panele, por edhe aktivitete të tjera që janë në kuadër të këtij festivali. / KultPlus.com

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit