10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

DokuFesti me panele, masterklasa e punëtori të ndryshme

Krahas projeksioneve e koncerteve të muzikës, këtë vit DokuFesti do të vazhdojë traditën si nikoqir i paneleve e punëtorive të ndryshme. Këto aktivitete, që do të sjellin figura të njohura në fushat e tyre përkatëse, do të trajtojnë llojllojshmëri temash që kanë të bëjnë me filmin dhe përtej.

Më poshtë gjeni përshkrimet për secilin aktivitet dhe detajet rreth kohës dhe vendit:

PANELET:

MIGRIMI SI FENOMEN GLOBAL
Afërsisht një në shtatë njerëz sot është emigrant: 232 milion njerëz janë emigrantë ndërkombëtarë, apo 3.2% e popullatës botërore, ndërsa 740 milion janë emigrantë të brendshëm. Migrimi ndërkombëtar është një fenomen i cili po rritet në kompleksitet dhe në ndikim. Debati do të shqyrtojë trendet aktuale ndërkombëtare të migrimit.
Moderator: Gjeraqina Tuhina
Panelistë: Patricia Simon, Javier Bauluz
Data: 9 gusht, 14:30
Vendi: Muzeu i Hamamit
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip
Hapur për publik

ROLI I MEDIAS NË LUFTIMIN E KORRUPCIONIT
Debat publik mbi rolin dhe ndikimin e medias në krijimin e perceptimeve mbi korrupsionin dhe luftimin e tij. Pjesë nga dokumentari “Life is sacred: do të shfaqen dhe do të ushqejnë këtë diskutim.
Moderator: Shqipe Neziri, UNDP
Panelistë: Alessandra Roccasalvo (Zëvendës Përfaqësues i UNDP), Arbana Xharra (Gazetare), Arjan Vasjari ( Analiste e mediave), Hajrulla Ceku (Drejtor, EC ma ndryshe), Vehbi Kajtazi (Gazetar), Marija Risti?, (Gazetare/BIRN), Petar Lukovi? (Gazetar/E-novine), Petrit Saraçini, (Analist i mediave)
Data: 9 gusht , 17:00
Vendi: Muzeu i Hamamit
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip.
Hapur për publik

BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN
Debat i cili adreson rolin e rëndësishëm që arti dhe kultura kanë në krijimin e vlerave të reja që do të mund të ndihmojnë në ballafaqimin me traumat e konfikteve të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Zhvillimet e reja dhe shkëmbimet në art dhe kulturë në rajon janë indikatorët më të mirë të tij.
Moderator:Agron Bajrami
Panelistë: Andrej Nosov, Jeton Neziraj and Marijana Toma
Data: 10 gusht , 17:00
Vendi: Muzeu i Hamamit
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip.
Hapur për publik

MIGRIMI DHE IZOLIMI
Eksodi i vitit të kaluar i më se 100,000 kosovarëve drejt vendeve të Evropës Perëndimore ka ngritur shqetësime në qeveritë e të dy anëve të fenomenit. Kërkimi për një jetë më të mirë qëndron në thelbin e eksodit, por faktorë tjerë, si qasja në punësim dhe mundësitë më të mira jashtë vendit janë poashtu faktorë me rëndësi. Debati do të shqyrtojë veçanërisht izolimin ndërkombëtar të Kosovës dhe pamundësinë e qytetarëve të saj të udhëtojnë lirshëm në Evropë si një faktor i fuqishëm që ndikon në migrimin ilegal.
Moderator: Adriatik Kelmendi
Panelistë: TBC
Data: 12 gusht 17:00
Vendi: Muzeu i Hamamit
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip
Hapur për publik

RAJONI I BALLKANIT DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE
Një ekonomi e gjelbërt rezulton në përmirësimin e mirëqenies njerëzore dhe drejtësisë shoqërore, përderisa dukshëm redukton rreziqet mjedisore. Në fund të nëntorit do të mbahet konferenca “Kombet e Bashkuara dhe Ndryshimet Klimatike”. Qëllimi i konferencës ështëlidhja ligjore dhe arritjae marrëveshjes universalemjedisore nga të gjitha kombet e botës. Në këtë kontekst një debat mjedisor rajonal do të mundohet tëtrajtojë sfidat kryesore të ndryshimeve klimatike dhe mundesitë në rajon.
Moderator: Adriatik Kelmendi
Panelistë: Branko Cecen, Visar Azemi, Georg Tiller, Mubarek Asani
Data: 13 gusht, 17:00
Vendi: Muzeu i hamamit
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip.
Hapur për publik

FILMI IM I SHKURTËR ËSHTË GATI – ÇFARË TË BËJ ME TE?
A ka një strategji të sigurtë për të gjetur publikun për filmin tuaj? Kush e kontrollon tregun e filmit? A ka treg të filmit për filma të shkurtër? Panelistëme eksperienca të ndryshme do t’i përgjigjen këtyre pyetjeve si dhe pyetjeve tjera që ju do të prezantoni.
Moderator:Jukka Pekka Lakkso
Panelistsë: Wouter Jansen (Some Shorts, distributor, Nederland), Bujar Kabashi (producent, Kosovë), Ben Vandendaele (Radiator, Producent, Belgjikë), Fariba Sumanska (Producente/distributoreÇeki)
Data: 14 gusht, 14:00
Vendi: Kino Klubi
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip
Hapur për publik

KONFLIKTET DHE DHUNA SEKSUALE
Debat mbi dhunën seksuale gjatë konflikteve në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, pasojat për të mbijetuarit dhe shoqërinë si dhe rëndësinë e qasjes në drejtësi dhe pajtim.
Moderator: Igballe Rogova, Drejtoreshë e Rrejtit të Grave të Kosovës
Panelistë: Flora Macula, Drejtiese e Zyres së UN Women në Kosovë; Katia Forbert Petersen, regjisore e filmit Mission Rape: A tool of war; Veprore Shehu, Drejtoreshë Ekzekutive e Medica Kosova; dhe Bakira Hase?i?, Presidente e Asocacionit të Grave Viktima të Luftës (e shfaqur në filmin Mission Rape: A tool of war).
Data: 14 gusht, 17:00
Vendi: Muzeu i hamamit
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip
Hapur për publik

MIGRIMI SI NJË FORCË PËR REFORMA SHTETËRORE
Migrimit ndërkombëtar të personave me aftësi profesionale po i ngritet rëndësia në vitet e fundit duke reflektuar në ndikimin në globalizim, rritjen në ekonominë botërore dhe rritjen e shpejtë në teknologjinë e informimit dhe komunikimit. Një numër i vendeve të zhvilluara i kanë liberalizuar politikat e tyre për pranimin e profestionstëve të kualifikuar. Çfarë politika duhet të adaptohen në vendet e pazhvilluara si Kosova për përmirësimin e rritjes ekonomike përmes rritjes së eksporit të punës dhe shërbimeve profesionale.
Moderator: Aliriza Arenliu
Panelistsë: Arban Abrashi, Valon Ahmeti, Mërgim Cahani
Data: 15 gusht, 17:00
Vendi: Muzeu i Hamamit
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip.
Hapur për publik

MASTERKLASAT:

MASTERKLASË ME ENRI CANAJ

Nje masterklasëpër tregimin e storieve dhe konstruktimin e narrativëspërmes fotografisëme fotoregrafin nga Shqipëria Enri Canaj.
Data: 9 gusht, 14:00
Vendi: Kino Klubi
Gjuha: Shqip me përkthim simultan në anglisht.
Hapur për publik

LIGJERATËME VASIF KORTUN
Një shkrimtar, kurator dhe ligjerues i artit bashkëkohor nga Stambolli, Vasif Kortun do të flasë për artin dhe ndryshimet urbane duke u fokusuar në punën e tij si Drejtor i Hulumtimit dhe Programeve në SALT, Istanbul – një institucion i cili është pjesë e shumë programeve dhe një arkive të gjerë të artit bashkëkohor dhe arkitekturës turke. Ligjerata e tij është pjesë e bashkëpunimit tone me Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe programit të saj publik.
Data: 15 gusht, 14:00
Vendi: Kino Klub
Gjuha: Anglisht me përkthim simultan në shqip.
Hapur për public

SEKRETET E EDITIMIT TË DOKUMENTARËVE: MASTERKLASË ME LUCY WALKER
Regjisorja e nominuar dy herë për Academy Award, Lucy Walker, do të ndajë recetën e saj për rregullat e editimit që nuk dështojnë dhe këshilla për realiziminepotencialit të plotë të materialit filmik, madje edhe xhirimeve më të çrregullta. Në masterklasën e saj ajo do të ndajë këshilla për procesin dhe anën praktike të editimit, si dhe të ndajë njohuritë qëajo i mësoj përderisa bëri pesë dokumentarët e saj të metrazhit te gjatësi dhe disa të metrazhit të shkurtër.
Data: 12 gusht, 14:00
Vendi: Kino Klubi
Hapur për publik

PUNËTORITË:

NËSE SOT SHKONI NË PYLL…

Pjesëmarrësit do të eksplorojnësekretet e dramës, filmëbërjes dhe natyrës, duke patur mundësi për një rritje personale si asnjë tjetër në Kosovë falë interaktivitetit të projektit, kualitetit profesional dhe argëtimit!
Data: August 6 – 16
Performanca live: 14 dhe 15 gusht, në një lokacion sekret i përcjellë nga shfaqja e filit dokumetar fitues i shumëçmimeve i cili ka qenë inspirimi i performancës.
Hapur vetëm për pjesëmarrës

KINO PRIZREN
Filmëbërësit nga e gjithë bota do të takohen në Prizren për të shkruar, xhiruar, edituar filmat e tyre me një buxhet jo-ekzistues dhe me pajisje dhe ekpertizë të përbashkët. Filmat e përfunduar do të shfaqen në DokuFest 2015.
Data: 9-13 gusht
Shfaqja e filmave: 13 gusht, 23:15 në Kino Kalaja
Hapur vetëm për pjesëmarrës

BALKAN DOCUMENTARY CENTER: MODULI PRIZREN
BDC Discoveries 2015 është një punëtori që synon bashkimin e profesionistëve me projekte të dokumentarëve me një potencial ndërkombëtar.Moduli Prizren është i fokusuar në paketimin e projekteve për tregun ndërkombëtar. Një prezantim përfundimtar përpara një jurie, i përbërë nga vendimmarrësit, ekspertët dhe financuesit, është duke u organizuar, në mënyrë që tu japin pjesëmarrësve përvojën e ‘pitching’.
Vendi: Korridori në DokuKino
Data: 12-16 gusht
Hapur vetëm për pjesëmarrës

Around the CORNERS: Prizren
CORNERS është një platformë e krijuar për artistët dhe publikun, e drejtuar nga organizatat kulturore në skajet e Evropës.Ne prill të vitit 2012, si pjesë e CORNERS ‘Research and Development’, Xpedition Balkan vizitoi Kosovën. 30 artistë dhe punëtorë kulturorë në mesin e shumë vendeve tjera, erdhën edhe në Prizren për të dëgjuar historinë, kulturën dhe jetën e saj… Tre vjet me vonë CORNERS kthehet, e etur për të ritreguar historitë e dëgjuara në vendin që ka ka qenënjë frymezim i madh.

CORNERS do të paraqesë tre projekte këtë vit në kuadër të DokuFest: PAPYRINT, GALERIA SHTËPITË E ZOGJVE, OH MY HOME – LOST & FOUND

PAPYPRINT
Papyrint është një mundësi për t’u takuar, ndarë aftësi dhe për të gjetur mënyra për të krijuar një performancë së bashku. Projekt ku fëmijët nga komuniteti lokal dhe pesë artistë nga disiplina të ndryshme do te krijojnë dhe paraqesin një performancëpërgjatë një pune të gjatë dy javë të hareshme dhe kreative. Tregimet e fëmijëve nga anët e Evropës janë bazë për këtë punëtori me teatër prej letre, muzikë, lëvizje dhe poezi.
Artistsët: Borja Ruiz, Kajsa Sandström, Nils Personne, Primož Bezjak, ŠKART Dragan Protic & Djordje Balmazovic
Data: 9 – 16 gusht
Vendi: Shkolla e Muzikës Lorenc Antoni
Hapur vetëm për pjesëmarrës

GALERIA SHTËPITË E ZOGJVE
Galeria “Shtëpitë e zogjve” është e gjitha për krijimin e një rrjeti të galerive evropiane. Në vend që të marrim me qera një vend për ta bërë galeri, ne do të krijojmë galeritë tona së bashku me pjesëmarrësit e punëtorisë. Kjo punëtori ka për qëllim të inkurajojë imagjinatën e fëmijëve, të përmirësojë aftësitë e tyre artistike si dhe t’i mësoj ata të vlerësojnë artin duke i ndërtuar shtëpitë e zogjve që do të kenë brenda artin në vend të zogjve. Punëtoria e ‘“Shtëpitë e zogjve”përfundon me një prezantim publik / ekspozitë.
Artistët: Maciek Salamon, Nedyalko Delchev
Data: 10 – 16 gusht
Vendi: Shkolla e Muzikës Lorenc Antoni
Hapur vetëm për pjesëmarrës

OH MY HOME – LOST & FOUND
Oh My Home është një instalacion në hapësirë publike, seri e punëtorive dhe shfaqjeve që adresojnë nocionin “shtëpi” nga një perspektivë e gjerë: e brendshme, shtegtare dhe e kontestuar.Kufijtë dhe përkatësia, identiteti dhe refuzimi. Lufta dhe intimiteti, rrënjët dhe lëvizja. Bërja e shtëpisë. Ri-fitimi i shtëpisë. Humbja dhe gjetja e shtëpisë. Përbërë nga elemente të njohura që na kujtojnë një larmi të këtyre përvojave, kjo pjesë e fton publikun të ri-marrë hapësirën publike si një pikë takimi i “shtëpisë” nga pikëpamja gjeografike, politike dhe filozofike.
Artistsët: Ixone Ormaetxe, Lalya Gaye, Saadia HussainAge
Data: 6 – 16 August
Instalacioni në hapësirë publike: Rruga “Saraqët”  /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit