13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Doli nga shtypi libri me ese autobiografike “Mesjeta ime” i autorit Ag Apolloni

Titulli i librit i referohet moshës së autorit, sipas konceptit biblik, dhe mjedisit në të cilin jeton ai.

Duke e parë realitetin tonë socio-politik si një lloj mesjete të re, Apolloni i rikontekstualizon konceptet mesjetare nëpër kapitujt që mbajnë tituj latinisht: Obscura, Vulgus, Doctrina, Pelegrin, Allegoria, Persona, Schisma, Templarius, Inquisitio dhe Memento. Siç shihet nga titujt, këtu preken dukuri të aktualitetit, nga lindja deri te vdekja, nga familja deri te qeveria, nga inkuizicioni virtual deri te ekstremizmi fetar, nga fryma e vendit deri te forma e shoqërisë.

Të gjitha këto jepen nëpërmjet një narracioni eseistik personal, prandaj edhe nëntitulli i librit është “confessiones”, çka tregon se autori, siç e thotë në parathënie, në këtë libër rrëfen ankthet e tij para lexuesit.

“Mesjeta ime” mund të cilësohet si autobiografi narrative-eseistike, ku ka shumë dëshpërim, shumë marrëzi, shumë maska dhe shumë pikëllim. / KultPlus.com

Më Shumë

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit