4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Doli: Presidentja nuk mund të shpallë zgjedhje të reja

Dren Doli-sjpDren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke e komentuar mundësinë që Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, t’i shpallë zgjedhjet e reja si pasojë e mosarritjes së një zgjidhje për formimin e institucioneve, ka sqaruar se mundësitë që e para e vendit ta dërgojë vendin në zgjedhje, sipas Kushtetutës së Kosovës, janë të kufizuara.

Doli thotë se, ajo (autoriteti i Presidentit/es) do të mund t’i shpallte zgjedhjet, nëse në Kuvendin e Kosovës do të pamundësohej votimi i qeverisë.

“Pika tjetër ku e para e vendit do të mund ta dërgonte vendin në zgjedhje është, nëse legjislativi nuk do të arrinte ta votonte të Presidentin e vendit, dhe arsyeja e tretë kur shefja e shtetit do të mund t’i shpallte zgjedhjet është, nëse dy të tretat e deputetëve do ta votonin shpërbërjen e Kuvendit, e që asnjëra nga këto raste nuk është paraqitur në rastin e ngërçit politik”, ka thënë Doli për Telegrafin.

Ai më tutje ka theksuar se “sipas Kushtetutës së Kosovës (në rastin konkret) presidentja e Kosovës nuk ka asnjë autorizim kushtetues që t’i shpallë zgjedhjet nëse ndonjëra nga këto rrethana e lartcekura nuk paraqitet”.

“Nëse Jahjaga dëshiron që t’i shpallë zgjedhjet apo mendon qe të ndërmarrë një veprim të tille, nevojitet autorizimi paraprak i dy të tretave të deputetëve, të cilët votojnë me qëllim të shpërndarjes së Kuvendit. Pastaj, Presidentja e Republikës, nxjerrë një dekret me anë të së cilit cakton datën e zgjedhjeve. Sistemi ynë kushtetues lejon shumë pak mundësi që Kuvendi për arsye të ndonjë mosmarrëveshje politike të shkojë ne zgjedhje. Do të duhej të ishte një votim i deputetëve, i cili si pikë të rendit të ditës e ka votimin për shpërndarjen e Kuvendit, që vendi të shkonte në zgjedhje. Moszgjidhja e kryesisë dhe kryetarit të Kuvendit, nuk prodhon asnjë situatë e cila mund ta autorizoj presidenten ose Kuvendin që të konsiderohet i shpërndarë”, ka thënë Doli.

Ndryshe, këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Gentiana Kraja, ka bërë të ditur se qasja e presidentes ndaj këtij procesi kritik politik, si faktor i stabilitetit dhe unitetit, është konform kushtetutës dhe ligjeve.

Ajo ka theksuar se Presidentja në asnjë moment nuk ka propozuar zgjidhje, sepse sipas saj, kjo u takon partive politike.

“Presidentja në asnjë moment nuk ka propozuar zgjidhje, e cila lidhet me krijimin e shpejtë të institucioneve të vendit. Sepse në fund të fundit, partitë politike janë përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Kraja, në një emision në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se Presidentja u ka bërë thirrje subjekteve politike të ulen në tavolinë, në mënyrë që vetë të gjejnë zgjidhje për ngërçin politik.

Më Shumë

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Lajmet e Fundit