21.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Donnarumma mund të largohet nga Milani

Portieri i talentuar ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë edhe më tutje te Milani.

Gianluigi Donnarumma është një prej portierëve me të ardhmen më të ndritur në futboll dhe shihet si njeriu kryesor në skuadrën e re që Milan synon ta ndërtojë.Sipas Gazzetta Dello Sport, menaxheri i portierit italian, Mino Raiola edhe pse ka qenë i pranishëm në Milano, nuk e ka gjetur kohën për t’u takuar me drejtuesit kuqezi, raporton KosovaPress.

Pa ditë më parë Raiola kishte dhënë një mesazh të qartë.

“Duam të shohim blerjet për të kuptuar nëse Milani do të jetë konkurrues, më pas do të vendosim”.Ofertat që vijnë nga jashtë në fakt janë shumë më të larta sesa ajo që i ofron Milani portierit 18-vjeçar. Mes Real Madridit dhe Manchester United, po diskutohet për transferimin e De Geas në Santiago Bernabeu, por dy klubet e mëdha evropiane janë gati të ofrojnë 7.5 milionë euro në vit për Donnarummën, një ofertë kjo që vështirë se do të refuzohet nga ai.

Më Shumë

Suhareka përballë zjarreve, kryetari ndihmon në shuarjen e tyre

Edhe rajoni i Suharekës është prekur nga zjarret gjatë dy ditëve të fundjavës që lamë pas. Në emisionin “Fol me Arin”, i pari i këtij...

Gjendet fëmija i cili u raportua i humbur në Mushtisht të Suharekës

Është gjetur shëndosh e mirë fëmija 9-vjeçar i cili u raportua i humbur mëngjesin e sotëm në fshatin Mushtisht të Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit