0.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Dorëheqje e madhe në Liverpool – Klopp në stres

Liverpool pasnesër zhvillon ndeshje e kthimit në gjysmëfinale të Champions League kundër AS Roma, në “Stadio Olimpico”.

Në Anfiled, Liverpool, skuadra e trajnerit Jurgen Klopp, fitoi me rezultat të thellë, 5-2, kundër romakëve, në një ndeshje ku Salah ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë.

Dukej se të gjitha elemente ishin në vend, në planin e hartuar me kujdes në Champions League nga Jurgen Klopp, mirëpo, një e papritur ka ndodhi në mëgjesin e së dieles në Liverpool.

Asistenti i Klopp, boshnjaku, Zejlko Buvac ka dhënë dorëheqje nga Liverpool, pas një bashkëpunimi 17 vjeçar me trajnerin gjerman. Arsyeja e dhënë nga bashkëlojtari i Klopp para 17 vjetëve në Mainz, ka qenë çështje personale.

Rrugëtimi i Livepool në Champions League këtë vit ka qenë historik, dhe ky problem tani për këtë klub nënkupton “kokëdhimbje”.Buvac nga të gjithë cilësohet si truri i lojës taktike të gjermanit, dhe kjo ka shkaktuar panikë të menjëhershme tek stafi dhe lojtarët të cilën kanë respekt të veçant për qasjen e tij në lojën e futbollit.

Edhe pse është larguar Buvac, ai vazhdon të jetë i punësuar dhe në listë e pagave tek Liverpool. /Insporti.com

Më Shumë

Rahovec: Punime të përkohshme në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Rahovecit ka njoftuar se nesër, nga orët e hershme të mëngjesit, do të zhvillohen punime në rrugën...

Derbi në Mitrovicë

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje edhe në mesjavë. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Bora do të ndeshet me Rahoveci...

Lajmet e Fundit