3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Dorëhiqet kryeministri i Armenisë pas 11 ditë protestash

Televizioni shtetëror në Armeni ka raportuar se kryeministri Serzh Sargsyan ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e Sargsyan vjen pas 11 ditë protestash kundër tij nga mbështetësit e opozitës, të cilët e akuzojnë atë për kapjen e pushtetit pasi u shërbeu maksimalisht 10 vjet si president.

“Lëvizja e rrugës është kundër mandatit tim, por e plotësoj kërkesën tuaj”, tha ai në një deklaratë.

Sargsyan u caktua kryeministër të martën e kaluar pasi më parë kishte qëndruar dy mandate në krye të vendit si president.

Njoftimi për largimin e tij nga posti erdhi pasi kreu i opozitës Nikol Pashinyan u lirua nga paraburgimi. Pashinyan ishte arrestuar të dielën e së bashku me të edhe dy politikanë të tjerë të opozitës dhe rreth 200 demonstrues.

Në deklaratën e tij, të botuar nga agjencia e lajmeve Armen Press, Sargsyan thotë se ai ishte “duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Armenisë … për herë të fundit si udhëheqës i vendit”.

Ai shton: “Nikol Pashinyan kishte të drejtë, unë kam gabuar, situata ka disa zgjidhje, por unë nuk do të ndërmarr asnjë prej tyre, pasi kjo kohë nuk është e imja. Po largohem nga zyra e kryetarit të vendit, kryeministrit”.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

Lajmet e Fundit