12 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Dorina Mema tregon pse nuk martohet: Ia kam premtuar vajzës, asnjë mashkull në shtëpi

Gjatë intervistës në emisionin “Mos i fol Shoferit” në TV Ora, sportistja e fitnesit Dorina Mema ka treguar arsyen pse ajo nuk martohet.

Dorina shprehet se ia ka premtuar vajzës se nuk do shkelë asnjë mashkull në shtëpi derisa të shkojë ajo 20 vjeç.

Rudina Dembacaj: Pse nuk po martohesh më Dorina?

Dorina Mema: Është një premtim që ia kam bërë Irsit dhe derisa të shkojë 20 vjeç unë do jem për të. Dashurinë me mashkullin unë nuk e quaj si dashuri jete, të sakrifikosh për dashurinë e madhe kjo ishte, ishte Irsi, është dashuria më e madhe e shpirtit dhe jetës sime.

Ajo që më luan fluturat në stomak, nuk është mashkulli, është Irsi. Nuk dua asnjë mashkull në shtëpi ku jam unë dhe Irsi. Kur ajo të dashurohet, të fejohet, të vazhdoje jetën e saj, unë atëhere do vazhdoj, jam e re.

Më Shumë

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Lajmet e Fundit