9 C
Prizren
E shtunë, 31 Janar, 2026

Dortmund kërkon yllin e Eintracht

Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Daichi Kamada është duke u lidhur me një kalim te Borussia Dortmund.

Sipas “Sport1”, Kamada është në krye të listës së ngushtë të Dortmund-it. Sipas raportit, ende nuk ka kontakte me Frankfurt-in, por ka pasur bisedime mes verdhezinjëve dhe agjentit të lojtarit.

Eintracht thuhet se dëshiron të rinovojë kontratën me japonezin, i cili përfundon kontratën me klubin në verën e 2023.

Megjithatë, 26-vjeçari nuk preferon qëndrimin më të gjatë në “Deutsche Bank Park” dhe kërkon një aventurë të re.

Këtë sezon, Kamada është paraqitur në 20 ndeshje në të gjitha garat me Eintracht-in. 12 gola dhe tre asistime mbajnë emrin e tij.

Një numër i konsiderueshëm klubesh të tjera, duke përfshirë Everton, Villarreal dhe Benfica, gjithashtu janë të interesuar për Kamada-n.

Më Shumë

Aksioni kundër manipulimit të votave, ndalohen katër kryesues dhe një koordinator i KKZ-së në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren në vazhdim të zgjerimit të hetimeve lidhur me grupin e dytë të të dyshuarve për manipulim me rezultatet e votimit...

Përçarje/ Japin dorëheqje dy kryetarë të nëndegëve në LDK-në e Prizrenit

Dy drejtues të nëndegëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën...

Lajmet e Fundit