26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Dortumnd është afër transferimit të Adeyemi-t

Borussia Dortmund është shumë afër transferimit të super talentit të Salzburgu-t, Karim Adeyemi-t.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane, “Bild”, drejtuesit e klubit të Dortmund-it tashmë kanë arritur marrëveshje personale me Adeyemi-n.

Por, për të kompletuar transferimin, Dortmund-i duhet të bind klubin austriak me një marrëveshje, e cila gjithashtu është afër që të arrihet.

Gjithmonë sipas të përditshmes gjermane, verdhezinjtë i kanë ofruar Salzburg-ut një shumë prej 35 milionë euro për futbollistin e tyre, por ata kërkojnë të paktën 40 milionë, për ta liruar talentin 19 vjeçar.

Pra një diferencë prej 5 milionë eurove mes kërkesës dhe ofertës, duket se tashmë do të zgjidhet dhe Adeyemi pritet të transferohet në “Signal Iduna Park” gjatë afatit kalimtar dimëror.

Në garë për futbollistin në fjalë, ishin edhe klube të mëdha evropiane si: Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona e Juventus, por siç duket verdhezinjtë tashmë kanë fituar garën për transferimin e këtij futbollisti.

Adeyemi ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Salsburg-ut, i cili në 27 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Ai gjithashtu është ftuar te kombëtarja e Gjermanisë, me të cilët numëron tri ndeshje, ku një herë arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Adeyemi shihet si një nga talentët më të mëdhenj aktualisht në futboll, vlera e të cilit llogaritet të jetë rreth 20 milionë euro.

Ai në Dortmund do të ketë mundësi të mirë që të zhvillohet, duke pasur parasysh që verdhezinjtë njihen si klub që zhvillojnë lojtarët e rinj.

Kujtojmë që e njëjta situatë ishte edhe me Erlind Haaland, i cili u transferua nga Salzburg-u në Dortmund.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ekspertë nga Turqia trajnojnë stafin e Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren

Prej 22 qershorit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren po qëndron një ekip i ekspertëve të kardiologjisë nga Universiteti...

Apeli liron nga paraburgimi zyrtarin policor të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Avokati Blerim Mazreku ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka liruar nga paraburgimi zyrtarin policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të...

Lajmet e Fundit