9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Drafti final i marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së, sipas Top Channel

Mustafa-Thaci14-26Nga nesër Hashim Thaçi, mund të lërë edhe postin e deputetit dhe të mbajë vetëm postin e kreut të PDK-së, deri në momentin e zgjedhjes së tij si President i Kosovës në vitin 2016.

Kështu raporton TopChannel, ku thuhet se ka zbuluar draftin final të marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së.

Sipas kësaj marrëveshje parashikohet që Isa Mustafa të jetë kryeministër, ndërsa posti i kryeparlamentarit dhe ai i presidentit më 2016 do t’i takojnë PDK-së.

Sipas kësaj marrëveshje, LDK do të ketë një zëvendëskryeministër, 7 ministri dhe një ministër pa portofol. LDK do të ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e FSK, Ministrinë e Financave, atë të Kulturës, Diasporës, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa PDK do të ketë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të integrimeve Europiane, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Zhvillimit të Ekonomik, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Infrastrukturës, atë të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, si dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Minoritetet edhe në qeverinë e re do të kenë sërish tri ministritë që kanë pasur deri tani: Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Administratës Publike.

Sipas marrëveshjes, dialogun teknik Kosovë-Serbi tani do ta udhëheqë ministri pa portofol apo ministri i Shtetit, ndërsa atë politik sërish do ta udhëheqin kryeministrat.

Kabineti i ri qeveritar i Kosovës pritet të jetë i ngarkuar me shume zëvendësministra. Në secilën ministri do të jetë nga një zëvendësministër i PDK-së dhe një i LDK-së. Ndërsa, në disa ministri do të ketë edhe 3 zëvendësministra, ku i treti do të jetë nga radhët e minoriteteve. Sa i takon Kuvendit, ende nuk janë caktuar as nënkryetarët e Kuvendit, por as shefat e grupeve parlamentare.

Marrëveshja e detajuar edhe me emrat e ministrave do të nënshkruhet nga Thaçi e Mustafa të hënën në ora 10:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e...

Lajmet e Fundit