Haradinaj tërhiqet nga posti i deputetit

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të tërhiqet nga posti i deputetit të Kuvendit të legjislaturës së pestë.

Sipas burimeve të InLajm, Haradinaj këtë vendim tashmë e ka marrë deri sa pret që në ditët në vijim edhe ta zyrtarizoj. Bëhet e ditur se i pari i AAK-së, këtë vendim e ka marrë me qëllim që t’i përkushtohet më shumë partisë së tij.

Haradinaj në zgjedhjet e përgjithshme të tetë qershorit, ishte më i votuara në partinë e tij, me gjithsej 50,388 vota. Ndërsa, me largimin e tij, në listë është si më i votuari, Ali Berisha, që ka marrë 5325 vota për këtë legjislaturë./InLajm/

Më Shumë

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Lajmet e Fundit