9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Dragash: Ende pa u vendosur tabelat, shtyllat bien përtokë!

Përmes një projekti të dhuruar nga ndërkombëtarët, rrugët në komunën e Dragashit janë emërtuar me një vendim nga Kuvendi i Komunës, ndërsa këto ditë ka filluar vendosja e tabelave. Mirëpo, ankesat vazhdojnë.

Fillimisht për mënyrën se si u emërtuan rrugët dhe tash së fundmi, ankesat kanë vërshuar për punimet, siç thonë banorët, shkel e shko.

“Fillimisht, kemi të drejtë të dyshojmë se si është e mundur që projektin për vendosjen e këtyre tabelave e ka fituar një ndërmarrje, e cila nuk është nga komuna jonë. Pastaj, është për të dyshuar se si kjo ndërmarrje po mund t’i kryej punimet shkel e shko, duke i ngulur shtyllat në dhe, kështu që, ende pa i vendosur tabelat, shtyllat po bien përtokë!

Duket qartë se këtu nuk ka mbikëqyrës të punimeve dhe as që i intereson dikujt se si po implementohet ky projekt. Kjo ndërmarrje e huaj do ta kryej punën dhe do t’i marrë lekët. Por, jam i bindur se këto tabela nuk do të mbesin gjatë”, ka thënë për redaksinë tonë një qytetar, i cili na ka dërguar shumë foto nga shtyllat që po bien përtokë, ende pa iu vendosur tabelat./Radio Sharri/

Më Shumë

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Lajmet e Fundit