2.2 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Dragashi dhe Bursa diskutojnë thellimin e bashkëpunimit kulturor

Komunën e Dragashit sot e vizitoi koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, Recep Gündüz, i cili u prit nga kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, kryesuesja e kuvendit, Arijeta Skeraj, dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit.

Kryetari Xheladini e falënderoi për vizitën Gündüz, duke i shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen gjatë vizitës studimore vitin e kaluar dhe ndërmjetësimin në realizimin e takimeve zyrtare me përfaqësues të Komunës Orhaneli dhe Komunës së Bursës në Republikën e Turqisë.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e bashkëpunimit me Qendrën Kulturore të Bursas, duke shqyrtuar mundësitë e vizitave të ndërsjella, me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve lokale të Kosovës dhe Turqisë.

Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Bursas e ka pritur në zyrën e saj edhe kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, e cila në emër të Kuvendit Komunal e ka falënderuar për vizitën, si dhe për mikpritjen e jashtëzakonshme që u ka bërë përfaqësuesve të Komunës së Dragashit gjatë vizitës studimore të vitit të kaluar në Turqi.

Pas këtyre takimeve, kryetari i Komunës, kryesuesja e Kuvendit dhe koordinatori Qendrës Kulturore të Bursas, Recep Gündüz, patën edhe një vizitë të shkurtër në selinë e LMT-së së KFOR-it Turk, Njësia në Dragash.

Më Shumë

Reshjet e borës, Durmishi thotë se të gjithë operatorët janë aktivizuar për mirëmbajtjen e rrugëve

Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes rrugore janë aktivizuar për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin, ka njoftuar...

Riemërohet Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka riemëruar sot Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pas tërheqjes nga...

Lajmet e Fundit