11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Drejtë përfundimit ndërtimi i trotuareve në Pagarushë dhe Gajrak

Ndërtimi i trotuareve në fshatrat Gajrak dhe Pagarushë, ka hyrë në fazën finale dhe janë drejtë përfundimit. Punimet në trotuare në këto dy fshatra, sot i ka inspektuar edhe drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, me zyrtarët tjerë përgjegjës, i cili është ndarë i kënaqur me ecurinë dhe punimet që po kryhen.

“Punimet në ndërtimin e këtyre trotuareve në dy fshatrat janë në përfundim e sipër dhe punimet  janë kryer sipas planit dinamik dhe sipas kritereve të parapara”, ka thënë drejtori Morina. Ai po ashtu ka bërë të ditur se në Pagarushë, sikur edhe në disa vendbanime tjera, janë ndërtuar trotuar për personat me nevoja të veçanta, të cilët lëvizin nga shtëpia në shkollë, dhe sipas drejtorit Morina, kjo kategori do të kenë përkujdesje të veçantë në ndërtimin  rrugëve apo trotuareve.

Përndryshe, në fshatin Gajrak janë ndërtuar 500 metra trotuar, ndërsa në Pagarushë 1300 metra dhe këto janë mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Nis ndërtimi i murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit në Prizren

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta. Projekti, i realizuar nga...

Lajmet e Fundit