7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Drejtoresha e Arsimit në Prizren: Urime nxënës !

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ajo, siguron se do të jetë afër tyre

Postimi i plotë

Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës
Sot do të duhej me festë të filloi viti i ri shkollor. Sinqerisht do të doja të shihja një situatë ideale ku të drejtat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të respektohen dinjitetshëm, të përkrahur maksimalisht nga të gjitha autoritetet qeveritare. Arsimi do të duhej të ishte prioritet i përhershëm.

Pavarësisht kësaj, me fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve të Komunës së Prizrenit i uroj suksese, nxënie cilësore, të mveshur me kompetenca dhe shkathtësi që t’i dalin zot vetes. Gjithashtu i uroj prindërit e nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor, duke i siguruar që procesi i të nxënit do të jetë konform akteve ligjore me qëllim që nxënësit të përfitojnë kompetencat e duhura ashtu që të japin kontributin në zhvillimin e vendit tonë.
Nxënës dhe prindër, shkollat mezi ju presin, të përgatitura mirë me kushte optimale, me mësimdhënës profesional dhe tejet të përkushtuar. Ato mirëpresin edhe përfshirje më të madhe të komunitetit të prindërve në jetën shkollore. Të gjithë së bashku për nxënës të përgatitur për qytetari aktive dhe zhvillim të vendit.

Sidoqoftë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2022/2023, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të Komunës sonë, ju uroj një fillim të mbarë të punës, me suksese të dëshmuara drejt edukimit, emancipimit të vlerës më të mirë që kemi, rinisë. Mësimdhënës, Ju jeni shtylla kryesore dhe kurrizore e shoqërisë, mos harroni se mbi supet tuaja është fati i ardhmërisë, ju ushtroni funksionin më human të shoqërisë.

Shpresoj që autoritetet qeveritare të arsimit të tregohen mendjehapura dhe të nisin të zhvillojnë dialogun social me përfaqësuesit sindikal, ashtu që të realizohen të drejtat jo vetëm të nxënësve por edhe të komunitetit arsimor, i cili viteve të fundit është nëpërkëmbur dhe cënuar dinjiteti.

Do jem pranë jush çdo ditë!

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit