-2 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, akuzohet sërish për keqpërdorim të pozitës

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, i akuzuar në një rast tjetër për punësimin pa konkurs të afër 10 mësimdhënësve, tani akuzohet se nuk ka respektuar një vendim të Inspektoratit të Arsimit, për anulimin e një konkursi dhe ri-shpalljen e tij. Të hënën, Berisha është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren, për t’u deklaruar rreth kësaj akuze.

Gjatë shqyrtimit fillestar, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores së rastit, Ervehe Gashi, i akuzuari Berisha ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet..

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Brahim Sopa, ka paralajmëruar se do të parashtrojë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, shqyrtimin e dytë për këtë rast e ka caktuar për 1 mars 2017, me fillim në ora 09:30.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, të cilin e akuzon për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Berisha në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, nuk ka respektuar një rekomandim të Sektorit të Inspeksionit të Arsimit (SIA) në Prizren, për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të ri-shpallet në afat prej 8 ditësh.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit