5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Drejtori i IKSHP-së Ramadani: Prizreni ndër komunat me të suksesshme në menaxhimin e Covid-19

Sot kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj, drejtorin e IKSHP-së, Dr. Naser Ramadani, si dhe kryeinspektoren e Shëndetësisë, Nora Krasniqi.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haskuka ka njoftuar ministrin Zemaj që Komuna e Prizrenit është e gatshme për t’i bërë testet serologjike si dhe për sfidat që janë paraqitur si pasojë të pandemisë.

Ai bëri të ditur se në proporcion me numrin e banorëve që ka komuna e Prizrenit, ka mungesë të stafit shëndetësor, edhe pse në krahasim me të kaluarën kur numri i Qendrave të Mjekësisë Familjare ka qenë 27, sot Komuna e Prizrenit ka 44 qendra të tilla.

Drejtori i IKSHP-së gjatë takimit njoftoi se nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Prizren, tani 23% të tyre janë raste aktive, ku me këto statistika sipas tij Komuna e Prizrenit është ndër komunat me të suksesshme në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit