Drejtori i Inspektoratit në Prizren, denoncon kërcënimet në polici


Çdo ditë pranon kërcënime. Ato janë të natyrave të ndryshme.

Të gjitha lidhen me punën që po e bënë në rrënimin e objekteve pa leje në Prizren.

Drejtori i Inspektoratit në Prizrenit, Islam Thaçi, thotë se kërcënimet ka vendosë t’i denoncojë në polici.

“Dje i kam denoncuar në polici rastet e feudit të kërcënimeve”, tregon Thaçi për “PrizrenPress”.

Ai, ditë më parë, ka publikuar mesazhet kërcënuese në rrjetin social “Facebook”.

Ndaj tyre, ka reaguar edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Kërcënimet e dërguara ndaj drejtorit Islam Thaçi nuk janë as të parat, e me siguri nuk do të jenë as të fundit që i adresohen zyrtarëve të Komunës së Prizrenit”, thotë Haskuka.

“Por të gjithë duhet të dinë se kërcënimet nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin”.

“Ka kaluar koha e ndërtimeve pa leje, tejkalimeve, uzurpimeve të pronës publike dhe e përfitimit personal nga pasuritë publike. Rendi dhe ligji vlen për të gjithë, sado të “fortë” që të jenë, ngase forca jonë buron nga ligji”, shprehet Haskuka.

Ndërkaq, drejtori i Inspektoratit, Islam Thaçi tregon se kërcënimet i janë shtuar sidomos pas largimit të konstruksioneve metalike në Qendrën Historike të Prizrenit.

“Kërcënimet verbale kanë qenë thuajse në çdo vend ku kem bë largimin (rrënimin) e dhunshëm jo vetëm tani, kur bëjmë largimin e konstruksioneve metalike përbrenda Qendrës Historike të Prizrenit”.

Thaçi, shpreson se organet e drejtësisë do t’i trajtojnë seriozisht kërcënimet që i ka marrë deri më tash./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit