Drejtori i QKMF-së në Prizren: Ne ju mjekojmë, e ju na rrihni !

Drejtori i QKMF-së në Prizren Xhevat Elezkurtaj, ka vizituar stafin e Shërbimit të Urgjencës, i cili u sulmua fizikisht mbrëmë në vendin e punës.

“Ne ju mjekojmë, e ju na rrihni. Bravo ju qoftë!”, ka thënë Elezkurtaj.

Sipas tij, mjekët dhe infermierët nuk e meritojnë që të sulmohen fizikisht.

“Ne u ofrojmë shërbime shëndetësore 24 orë, me kapacitetet tona dhe takatin tonë. Nga kontaktet me të sëmurë me Covid shumë mjekë dhe infermierë janë infektuar ku katër prej tyre kanë vdekur”, ka theksuar ai.

“Për shkak të punëve të mëdha ndoshta edhe bëjmë shkelje etike dhe disiplinore, por ajo ekip e mrekullueshme nuk e meriton të sulmohet fizikisht dhe të pësojë lëndime trupore”./PrizrnPress.com/

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit