Drejtori u fejua në Gjermani, e la punën në Rahovec (VIDEO)

Që nga e mërkura zyra e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec është e mbyllur.

Udhëheqësi i saj, Kujtim Dina, vendosi ta lë detyrën e edhe Kosovën.

“Ai ka pas një kërkesë për lirim nga detyra për arsye personale, bashkim familjar, është i fejuar në Gjermani dhe ka shku me jetu atje” tha kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi e lavdëroi ish drejtorin për punën gjashtë mujore në mandatin e tij të parë në këtë pozitë.

E vet Dina që largimin e kishte komunikuar në llogarinë personale në Facebok, gjatë të premtes nuk i ktheu përgjigje Klanit rreth kësaj çështjeje.

Vendin e tij nuk dihet se kush do e zë, por aktualisht punët i janë deleguar Drejtorit për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi.

 

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit