14.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Drejtoria e Arsimit në Dragash, me ushtrues detyre

Drejtori aktual i Drejtorisë komunale për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Dragash, Tafil Krasniqi, është ngarkuar edhe me një drejtori shtesë. Ai do ta ushtrojë postin e drejtorit të Arsimit, derisa për këtë pozitë të zgjidhet drejtori i ri.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili tha se ky emërim është bërë për shkak të rrethanave të krijuara në këtë drejtori, e që tashmë dihen.

Ndërkaq, vetë drejtori Krasniqi e konfirmoi emërimin e tij në këtë post, duke potencuar se detyrën që i është besuar do ta kryej me nder dhe përgjegjshmëri, derisa të emërohet drejtori i ri.

Kujtojmë se ish-drejtori, Hajri Ramadani, është detyruar nga drejtësia që ta lirojë këtë post, pasi janë konstatuar parregullsi, të cilat, sipas gjykatës, ia ndalojnë ushtrimin e detyrave publike për një kohë të caktuar./Radio Sharri/

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore...

Lajmet e Fundit