16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Drejtuesit e SBASHK-ut vizituan grevistët në Prizren, këmbëngulin në përmbushje të kërkesave nga qeveria

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vizituar të enjtën shkollën fillore “ Abdyl Frashëri” në Prizren, ku ka takuar grevistët e këtij institucioni arsimor.Në ditën e katërt të grevës së mësimdhënësve, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, me bashkëpunëtorë, ka takuar grevistët e shkollës “ Abdyl Frashëri” në Prizren.

Ai tha se greva po vazhdon, dhe ne jemi këmbëngulës në realizimin e kërkesave tona për rritjen e pagave, të cilat sipas tij, duhet të jenë më të dinjitetshme për punëtorët arsimor. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahmanaj, tha më tej se, greva po mbahet në shenjë proteste për koeficientin e pagave për punonjësit e arsimit në ligjin e pagave, pasi që sipas tij, ligji është mjaft diskriminues për të punësuarit në arsim.

Drejtuesit e SBASHK-ut, për gjendjen e krijuar fajësojnë qeverinë dhe kërkojnë nga ajo realizimin e kërkesave për ngritjen e koeficientit, dhe shprehin shqetësimin e tyre se nga kjo grevë më së së shumti po e pësojnë nxënësit.

Greva do të vijoj deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara nga SBASHK-u, theksoi kryetari Jasharaj.

Këshilli Grevist Qendror i përgëzon punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri edhe në universitete për unitetin e treguar në këtë grevë, dhe i fton që këtë unitet ta ruajnë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e kërkesave për ngritje pagash.

P

Më Shumë

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare shkrimtarja kanadeze dhe fituesja e çmimit Nobel, Alice Munro

Autorja kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2013, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Munro shkroi tregime të shkurtra për më...

Lajmet e Fundit