Vazhdon greva në arsim, SBASHK-u nuk heq dorë nga kërkesat

SBASHK përmes një komunikate për media ka përkujtuar ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe drejtoritë arsimore komunale të angazhohen për realizimin e kërkesës për ngritjen e pagave dhe të mos të bëjnë presione kundër grevistëve pasi kjo është e ndaluar me ligj dhe nëse ndodh një gjë e tillë atëherë do të ngre padi.

Edhe në ditën e katërt, bazuar në raportet nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe universitetet të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Gjatë ditës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët kanë vizituar disa nga shkollat e komunës së Malishevës dhe Prizrenit, ku grevistët në të gjitha këto institucione janë shprehur se do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesës për përmirësimin e koeficienteve prej 30 %.

Ndryshe, MASHT i ka bërë thirrje SBASHK-ut për ndërprerjen e grevës dhe kthimin e mësimdhënësve në procesin mësimor, por këta të fundit janë shprehur këmbëngulës se pa plotësimin e kërkesës nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, duke thënë se greva mund të zgjasë edhe me muaj.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit