Drita fiton derbin ndaj Ballkanit, Malisheva sërish mposhti Prishtinën

Gara për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll është bërë edhe më interesante, pasi skuadra e Dritës e ka mposhtur në derbin e javës së 21-të Ballkanin e Suharekës dhe tash diferenca mes tri skuadrave të para në renditjen tabelore është katër pikë, por Llapi ka një ndeshje më pak dhe kjo diferencë mund të shkurtohet në vetëm një pikë.

Pjesa e parë e derbit në Gjilan përfundoi me rezultat 0-0, derisa në minutën e 62-të Juan Mesa e kaloi skuadrën vendase në epërsi. Rastet në vazhdim nuk munguan, por ndeshja përfundoi me këtë rezultat.

Ballkani është në vendin e parë me 44 pikë, kurse Drita në vendin e tretë me 40 pikë.

Fitore të rëndësishme dhe të dytë në këtë edicion në përballje direkte arriti Malisheva ndaj Prishtinës me rezultat 0-2. Në minutën e 33-të Altin Aliu realizoi për 0-1, kurse dy minuta pa përfunduar ndeshja rezultatin final 0-2 e vulosi futbollisti në topformë Drilon Hazrollaj. Malisheva me këto tri pikë ngrehet në kuotën e 35 pikëve dhe zë vendin e katërt, kurse Prishtina ka pesë pikë më pak dhe renditet një vend më poshtë në renditjen tabelore.

Në ndeshjen e tretë që u zhvillua të mërkurën mes Feronikelit 74 dhe Gjilanit nuk pati fitues, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 0-0. “Nikli” është në vendin e shtatë me 23 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e tetë me 21 pikë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nesër (e enjte) në Superligë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera. Fushë-Kosova ka punë shumë të vështirë ndaj Llapit që në këtë ndeshje hyn për fitore në mënyrë që ta ngushtojë sa më shumë diferencën me kryesuesit e Ballkanit, derisa “Pampurat” janë në vendin e parafundit dhe kërkojnë pikët e shpëtimit në secilin ndeshje.

Në përballjen tjetër mejdanin do të ndajnë Dukagjini i Klinës dhe Lira e Prizrenit. Në xhiron e kaluar të dyja këto skuadra kanë pësuar humbje dhe tash kërkojnë këndelljen.

SUPERLIGA

Prishtina – Malisheva 0-2
Drita – Ballkani 1-0
Feronikeli 74 – Gjilani 0-0
Të enjten takohen:
13:00 Fushë Kosova – Llapi
13:00 Dukagjini – Liria

(Epoka e re)

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit