Drita Millaku i përgjigjet Hatim Baxhakut: LDK-ja financoi partinë mafioze të PDK-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, i është përgjigjur akuzave të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku.

Sipas saj, LDK-ja në listën zgjedhore, ka emra që ka financuar fushatën e PDK-së në Prizren.

“Në listën për asamble, LDK ka kandidatë që kanë uzurpuar pronat publike dhe atë në bashkëpunim me mafinë e PDK-së”, shkruan Millaku në Facebook.

Hatim Baxhaku, dje gjatë një takimi me banorët e fshatit Piranë, ka thënë se Vetëvendosje është subjekt politik, që ka dal nga rruga.

“Hatim, sipas jush 200.000 votues në nivel të Kosovës e 15.600 në komunën e Prizrenit qenkan njerëz të rrugëve!”, përgjigjet Millaku.

“E ke sulmuar PDK-në si parti mafioze. Këtu pajtohem me ju, por a e din se shumica e asamblistëve të LDK ia kanë bërë aminin, duke i votuar me të dy duart projektet mafioze të PDK-së, dhe sa për rikujtim keni pas asamblist që e kanë financuar fushatën e PDK-së”.

“Në fund fare mos harro Hatim, 10 vite keni bashkëqeverisë me këta mafioz . Populli mjaft ju ka duru demagogjinë tuaj, nuk ju shitet më populli tanimë ka ndarë mendjen për ndryshim dhe ky ndryshim bëhet vetëm me LVV dhe me Mytaher Haskukën”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit