25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Dua Lipa tërheq sërish vëmendjen, publikon fotografi topçes

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa arriti të siguronte fitoren në Grammy për albumin më të mire të vitit dhe arriti të merrte tre nominime për çmimet e ardhshme BRIT Award.

Teksa po korr sukses të madh, edhe me postimet në rrjete sociale nuk janë të pakta nga ana e shqiptares që tashmë është në fokus të paparacëve në çdo moment. Kështu, në një postim të fundit në “Instagram”, bukuroshja ka ndarë disa imazhe të shkrepura më ne plazh tek sa tregon linjat e saj perfekte.

Këngëtarja 25-vjeçare dukej mahnitëse me bikini ngjyre jeshile, ndërsa relaksohej në plazh dhe merrte diell toples. Ajo shihej me shoqet dhe familjarët e saj në det, kurse ajo çka u vu re më shumë është lindja e diellit. “Më mungon të zgjohen për lindjen e diellit”, ka shkruar ajo në postim.

Albumi i “Future Nostalgia” i Dua Lipës u publikua në Mars 2020, që nga dalja e tij, rekordi i hitit është nominuar për gjashtë Grammy, duke përfshirë këngët Levitating, Physical dhe Don’t Start Now.

Më Shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është...

63 vjeçari dyshohet se goditi me sëpatë vëllain e tij 72 vjeçar në Romajë

Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin...

Lajmet e Fundit