15 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Duda Balje kërkon falje që kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale

Deputetja e minoritetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, ka kërkuar falje që ka votuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Balje përmes një postimi në Facebook ka kërkuar falje publike që ka dhënë votën pro themelimit të Gjykatës Speciale, e cila javëve të fundit ka filluar me arrestimin e pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, Balje ka shkruar se është tmerruar me veprimet e sotme të Gjykatës Speciale gjatë arrestimit të Jakup Krasniqit.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të deputetës Duda Balje:

Baca Jakup është vet LIRIA !

Jam thellësisht e tmerruar me format e veprimit të sotëm ndaj Baces Jakup dhe familjes së tij!

Kërkoj falje publike që atëherë e votova këtë ” gjykatë speciale”!

 

 

Më vjen shumë keq, sinqerisht që votuam atë botë !

Më Shumë

Zihet në flagrancë duke vjedhur portofolin, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur portofolin e një personi në tregun e qytetit. I dyshuari me shtetësi...

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit. Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Plani...

Lajmet e Fundit