Duda Balje: Qeveria nuk po i trajton me prioritet të zhdukurit

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, deputetja Duda Balje, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për të zhdukurit e luftës në Kosovë, duke shtuar se një çështje e tillë nuk po trajtohet si primare.

Duda Balje ka folur pas reagimit të familjarëve të të zhdukurve gjatë fjalimit të aktivistes serbe, Natasha Kandiq.

Balja ka theksuar se familjarët e viktimave nuk ishin të kënaqur me pjesëmarrjen e Kandiq dhe si rrjedhojë, ata kanë liruar sallën dhe kanë hyrë përsëri, pas përfundimit të fjalimit të saj.

“Zonja Natasha kurrë nuk ka qenë pjesë e politikës së Serbisë”, ka thënë Balje në një intervistë gjersa ka shtuar se ajo ka mbrojtur viktimat e Kosovës edhe para gjyqtarëve serbë.

Megjithëse ishin të ftuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk morën pjesë në këtë takim.

“Për presidenten kam pas disa thirrje mirëpo asnjë përgjigje”, ka thënë Balje duke shtuar se takimi përfshinte mbi 60 persona.

E ftuar në Dukagjin, Balje ka thënë se konfirimi i Natasha Kandiq për pjesëmarrjen në takimin e organizuar nga Komisioni, është konfirmuar brenda gjysmë ore pasi ka dërguar ftesën.

Natasha Kandiq është aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare. Ka qenë një ndër të rrallat në Beograd, që ka justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit